Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD Ramush Hardinaj i ka shprehur ngushëllime popullit të Francës dhe familjes për ndarjen nga jeta të ish Presidentit francez, Jacques Chirac.
Haradinaj thotë se Jacques Chirac do të mbahet mend si një përkrahës të Kosovës duke kujtuar mbështetjen e Fuqishme të Francës për ndalimin e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës në vitin 1999.
“Me keqardhje mësova lajmin për vdekjen e ish Presidentit francez, Jacques Chirac. Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin Chirac si një përkrahës të fuqishëm të vlerave të lirisë dhe jetës, dhe në këtë frymë edhe vendimin për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Francës për të ndalur gjenocidin dhe ekzodin e popullit të Kosovës në vitin 1999, për intervenimin e NATO-s kundër agresorit serb udhëhequr nga Millosheviqi. Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh ngushëllime popullit të Francës dhe familjes së ish-Presidentit Chirac”, ka shkruar Haradinaj.