Lideri i AAK-së dhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj në fushatën zgjedhore në Suharekë tha se asjëherë nuk do të gjunjëzohen si Kosovë në të drejtën e vet.
Haradinaj shtoi se njëra nga punët e Qeverisë së re është heqja e ndikimit të Serbisë. Kreu i AAK-së tha se nuk do të lejojnë t’i mund korrupsioni por do të punojnë për ta bërë Kosovën shtet ku të gjithë dëshirojnë të jetojnë e punojnë në Kosovë.
Haradinaj ftoi qytetarët e Therandës që të dalin më 11 qershor në zgjedhje dhe mos ta lënë asnjë votë në shtëpi.
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së Blerim Kuçi tha se tri kërkesa ka Suhareka.
“Me ndalë Serbinë, m’i ndalë të rinjtë për të mos ikë dhe për ta bërë një shtet të vërtetë”, tha Kuçi./KosovaPress/