Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me drejtorin e gjimnazit “Loyola” Pater Axel Bödefeld.
“Suksesi i nxënësve të Gjimnazit Loyola” duhet të shërbej si shembull për shkollimin e të gjithë të rinjve në vendin tonë. Drejtorin Pater Axel Bödefeld e përgëzova për punën që po bëjnë dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për këtë qasje të suksesshme në edukimin e fëmijëve”.
“Koncepti pedagogjik gjerman është model i shquar edukativ, përfshirë aftësimin profesional, që i shërben zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shkruar ai në Facebook.