Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN dhe AKR, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni me partinë e Pacollit i sjell Kosovës nisjen e nevojshme.
Haradinaj ka deklaruar se përgjegjësitë janë ndarë në bazë të vlerave, dhe se vonesat në krijimin e institucioneve kanë qenë shumë të rënda.
“Jemi të vetdijshëm për punët, por së bashku do t’ia dalim”, ka thënë Haradinaj.
Themelimi i institucioneve të reja pritet të bëhet gjatë kësaj jave.