Aktuale

Haradinaj: Këtë javë do të duhej t’i kishim institucionet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR Ramush Haradinaj tha se sot janë takuar me partnerët e koalicionit janë takuar për t’u konsultuar ndërmjet vete dhe se ishte dashur që këtë javë të kishin institucionet e reja.

Megjithatë Haradinaj nuk dha ndonjë datë se kur mund të konstiutohen institucionet përveç se sipas tij ato do të formohen shumë shpejt.

Takimi është mbajtur në hotelin e Behgjet Pacollit ku prezent kanë qenë edhe kryetari I PDK-së Kadri Veseli, ai i Nismës Fatmir Limaj si dhe kryetari I AKR-së Behgjet Pacolli./KosovaPress/