Aktuale

Haradinaj kërkon nga Kurz që liberalizimi i vizave të futet në agjendën e BE-së

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Vjenë, është takuar me kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal.

Ai ka thënë po ashtu se ka kërkuar nga kancerlarin Kurz që liberalizimi i vizave të jetë pjesë e agjendës së BE-së.

Më poshtë postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Sot, në Vjenë të Austrisë zhvilluam një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perendimorë, ku theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke.
I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2.
Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE.
Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit.