Aktuale

Haradinaj: Kërkesa e vetme e rezolutës është ndërprerja e dialogut me Serbinë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se kërkesa e vetme draft-rezolutës rreth arrestimit të Nehat Thaçit, është ndërprerja e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, pushteti po keqinterpreton kërkesat e kësaj rezolute.

“Kërkesa është ndërprerja e dialogut me Serbinë, pushteti thotë se ne e kërkojmë vazhdimin e dialogut se nuk është asgjë kjo. Kërkesa e rezolutës e ka vetëm një pikë dhe nuk ka asgjë të paqartë këtu, është ndërprerja e dialogut me Serbinë”, tha Haradinaj, raporton KosovaPress.