Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se koalicioni i ka votat e mjaftueshme për krijimin e qeverisë.
Haradinaj thotë po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjet e 11 qershorit nga KQZ-së, duke premtuar se në afat rekord do të formohen Kuvendi dhe qeveria.
“Vota për Qeverinë ekziston. Pra kemi votën për Qeverinë. Ndoshta ajo që mund të bëjmë më tutje është që të sigurojmë një përkrahje më të gjerë, një koalicion sa më solid se për votë për me filluar me Qeverinë këtë e kemi”, tha Haradinaj për RTK.