Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një video të postuar në faqen zyrtare të tij në Facebook, ka ripsëritur aksionin e 15 shtatorit, për pastrimin e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se që 20 vjet kanë hedhur bërllog vazhdimisht, dhe tani është koha për pastrimin e tij. Ai thotë se do të mobilizohen të gjithë, që Kosova të jetë sa më e pastër dhe më ma pak bërllog
“Që 20 vjet kemi hudhë bërllog. Me 15 shtator fillon pastrimi i Kosovës. Bashkë kemi me u bo. KFOR-i, të gjitha ministritë, FSK-ja, shkollat, qytetarët, sektori privat, kemi me e hek bërllogun në gjithë vendin”, ka thënë Haradinaj.
Aksioni i 15 shtatorit, pritet të jetë më i madhi i mbajtur ndonjëherë në Kosovë, sa i përket iniciativës për pastrimin e vendit nga mbeturinat.
Tashmë është formuar edhe një taks-forcë nga ana e Ministrisë së Ambientit, e cila do të merret me organizimin e kësaj ngjarje.
Në aksion pritet të jenë pjesë shumë mekanizma shtetëror dhe institucional të vendit.
FSK, KFOR-i, shkollat dhe shumë qytetarë vullnetarë, pritet të marrin pjesë në këtë aksion.