Aktuale

Haradinaj jep një porosi për trafikantët e kontrabanduesit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë të enjten se trafikantët e kontrabanduesit po rrezikojnë të destabilizojnë rajonin dhe Evropën.

E këtyre personave që merren me punë të kundërligjshme, Haradinaj u ka dërguar një porosi.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës do të marrë masat e duhura dhe nuk do të lejojë destabilizimin.

“Trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda e drogës dhe armëve përmes Ballkanit po rrezikon Evropën. Kosova do të veprojë kundër krimit transnacional. Kosova nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit tonë dhe Evropës”, ka thënë Haradinaj.