Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot do të raportojë për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallo, për të cilin janë hedhur dyshime se ka kryer krime lufte në Kosovë.
Në seancën pritet që të formohen edhe komisionet parlamentare.
R e n d i i d i t ë s:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.