Taksa do të mbetet në fuqi deri në njohje nga Serbia, ka thënë Kryeministri Ramush Haradinaj sot në konferencë pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës.
Kreu i ekzekutivit përsëriti se mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij për ta mbajtur taksën 100 % ndaj produkteve serbe, dhe ta njoh Kosovën si shtet, siç ka thënë ai në shenj kërkim falje për gjitha krimet që i ka bërë gjatë luftës së fundit.
“Sa i përket taksës duhet ta kuptoni ne jemi në rrugë drejt një marrëveshje finale me Serbinë, nëse ne jemi në këtë etapë, e fillojmë me hapa prapa do të na kërkohen plot hapa të tillë deri në fund. Nuk është veç taksa, ju siguroj. Nuk po bëhet fjalë vetëm për të, por po bëhet fjalë për parim. Nëse ne pranojmë që si viktimë të marrim kushte, ne do të përfitojmë shumë keq në finale”, tha Haradinaj.
Sipas tij epilogu i marrëveshjes do të jetë në disfavor të Kosovës nëse lëshohet pe në këtë fazë finale.
“Njohja për Kosovën nga Serbia duhet të vije si kërkim falje nga Serbia për atë që i ka shkaktuar Kosovën ndër vite. Jam i gatshëm që të bisedoj me gjithë akterët lidhur me dialogun dhe taksën 100 % ndaj Serbisë”, ka thënë ai. /FaktePlus