Aktuale

Haradinaj i vendosur për taksën, sulmon sërish ambasadoren

Kryeministri Ramush Haradinaj përsëri ka folur sot për Ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ai ka thënë se ka dyshime që Çitaku nuk e ka paraqitur situatën reale para Uashingtonit zyrtar.

“Ambasadorja në raste të caktuara e ka paraqitur shumë mirë interesin e vendit. Kur kemi keqkuptime me Ëashingotnin ka dyshime ta bazuara se nuk e ka paraqitur situatën reale”, ka thënë Haradinaj nga Gjilani.

“Nëse ka përkeqësim të marrëdhënieve me SHBA-në të gjithë e kemi një bazë të përgjegjësisë, përfshirë edhe ambasadorja”.

the authorBurbuqe Metolli