Aktuale

Haradinaj homazhe para trupit të ish-kryeministrit Rexhepi

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është përkulur para arkivolit me trupin e pajetë të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Haradinaj ka ngushëlluar familjen Rexhepi si dhe është nënshkruar në librin e ngushëllimeve.

Homazhe para trupit të Rexhepit që po mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës ka bërë edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë si dhe qytetarë tjerë të Kosovës.

Homazhet do të bëhen deri në orën 12:00 kur do të mbahet një mbledhje komemorative ndërsa varrimi i tij do të bëhet në orën 16 e 30 në Mitrovicë./KosovaPress/