Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka theksuar se është lajm i mirë deklarata e ambasadorit të Amerikës, Greg Delawie i cili ka cilësuar se është viti i krijimit të Ushtrisë.
Haradinaj ka shtuar se ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Duke e parë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është një proces i rëndësisë së veçantë dhe kërkon bashkërendim me faktor relevant, më gëzoi lajmi që Ambasadori Amerikan në Kosovë deklaroi se ky është viti i krijimit të Ushtrisë. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Kosovës!