Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media, ku ka falënderuar ish-ministrin e brendshëm Flamur Sefaj, për punën e deritanishme të realizuar.
Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i informuar për rastin e të deportuarve të shtetasve turq, as në mënyrë zyrtare por as dhe në atë private.
I pari i qeverisë, ka thënë po ashtu se tash e tutje duhet të ruajnë kredibilitetin e institucioneve.