Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook se opinioni publik duhet ta mirëkuptojë koalicionin PAN pasi që vonesat për krijimin e institucioneve kanë të bëjnë me përpjekjen e këtij koalicionit për të gjetur formulën e një ‘qeverie stabile’.
“Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë”, shkruan Haradinaj.
Ai thotë se partitë politike duhet të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës si dhe thotë se vendi nuk mund të mbahet peng i inateve dhe kalkulimeve.
Postimi i plotë i Haradinajt:
E para zgjedhjet e kanë prodhu rezultatin që e dini të gjithë. E dyta jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira. E treta nuk jemi aspak të interesuar që ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë.
Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.
Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktu kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe ta zhbllokojmë vendin.
Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!
RH