Aktuale

Haradinaj: Ende nuk i kam krejt emrat për Qeverinë

I mandatuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se janë në përgatitje që seanca për formimin e Qeverisë të mbahet nesër pasdite.

Ai ka bërë të ditur se ende nuk e kanë plotësuar listën e kabinetit qeveritar, për të cilën kishte thënë se do ta prezantojë sot, pasi që jo të gjitha partitë i kanë dorëzuar emrat e ministrave që do të jenë në qeverinë e ardhshme.Ai këto deklarata i bëri pas nënshkrimit të një deklarate zotuese me kryesuesin e Këshillit të rinisë evropiane të Kosovës Avdullah Hasani, për angazhimin e tij për fuqizimin e të rinjve gjatë mandatit të tij qeverisës.

Haradinaj me këtë rast u bëri thirrje të rinjve që ta kthejnë shpresën në këtë vend, duke thënë se e vetmja zgjidhje për të rinjtë është që ata të qëndrojnë në Kosovë dhe mos të largohen nga vendi. Ndërsa Avdullah Hasani tha se janë dakorduar me Haradinajn që zyra e tyre ta rrisë kapacitetin e bashkëpunimin me zyrën e kryeministrit, me qëllim që të rinjtë e Kosovës të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare të të rinjve. /KosovaPress/