Në kuadër të vizitës që kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka bërë Kosovës gjatë ditës së sotme së bashku më kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj kanë vizituar kompaninë “Vitaminka Trade” ku të dy palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimi në aspektin ekonomik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh i kënaqur që kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku më anëtarit e kabinetit qeveritar nuk i presin vetëm në zyret e qeverisë por edhe në ‘këso kapacitete ekonomike siç është kompania “Vitaminka Trade”.
Haradinaj tha se kështu po vërtetohet që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve është shumë-dimensional krahas atij politik.
Ai e ka quajtur sukses punën e ndërsjellë të të dy qeverive duke shpresuar që në të ardhmen kur të aktivizohen minierat e qymyrit do të eksportojnë qymyr sepse sipas tij, Maqedonia është e interesuar për këtë bashkëpunim.
Drejtori gjeneral i “Vitaminka Trade”, Rasim Merlaku ka kërkuar nga institucionet që me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit mes këtyre dy shteteve të vazhdojnë më ndërtimin e autostradës deri në Shkup./kp