Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka quajtur lajm fantastik për gjithë mësimdhënësit dhe familjet e tyre, fillimin e kompensimit të tyre për punën e bërë në vitet 1990-1999
Kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se me ta marrë mandatin si kryeministër është angazhuar fortë për miratimin e ligjit si satisfaksion moral e material për heronjtë e asaj epoke.
Statusi i plotë i Haradinajt:
Lajm fantastik për mijëra arsimtarë dhe mësues si dhe për familjet e tyre, që kanë punuar në sistemin arsimor të Kosovës gjatë viteve 1990-1999.
Ata nga sot do të marrin kompensimin ligjor e material për punën e tyre heroike.
Qeveria me të marrë detyrën është angazhuar fort, me gjithë pengesat, që ky ligj të miratohet, si satisfaksion moral e material për heronjtë e asaj epoke, që e mbajtën të gjallë shpresën dhe shkollën shqipe duke i dhënë krah lirisë së Atdheut.
Ndonëse nuk qe e lehtë, ia dolëm dhe sot ndihem ballëhapur para mësuesve dhe arsimtarëve të vendit.
Nuk mund të kishte urim më të bukur për festat e fundvitit se kjo!
Faleminderit përjetësisht! /FaktePlus