Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me veteranët e Dukagjinit, është shprehur i bindur se javën e ardhshme do të marrin lajme të mira, duke aluduar në lirimin e ish kryeministrit, Ramush Haradinajt.
Daut Haradinaj është shprehur i nderuar nga pjesëmarrja e madhe e bashkëluftëtarëve të tij, ndërsa theksoi se Serbia po tenton ta sfidojë shtetin e Kosovës.
“Sot kur takohemi bashkë, kemi edhe porosi, kemi edhe mesazh, sepse një pjesë e mirë e punës nuk është kryer. Neve e kemi kryer luftën, por nuk e kmei ndërtuar shtetin. Serbia ndoshta me forma tjera, por po tenton prapë se prapë ta sfidojë rrugën tonë”, tha Hartadinaj.
Haradinaj ndër tjerash duke u shprehur për krijimin e ushtrisë, ku tha se ushtrinë do ta kemi shumë shpejtë, sepse nuk ka shtet pa ushtri.
“Ne e meritojmë që të jemi pjesë e Evropës, sepse jemi më evropianë se vetë evropianët. Kanë punuar shumë për mi përmbyll shumë sfida që na kanë dal para rrugës tonë, kisha kërkuar që të mos tentojnë me prek një proces që kemi bërë 3 vjet me përmbyll”, tha Haradinaj.
Ai u shpreh i bindur se askush prej atyre që e kanë prek armën me dorë, nuk do të mbetët jashtë listës së veteranëve. “Jemi në rrugën për më përmbyll çështjen e veteranëve. Besoj që do të shihemi për lajme të mira javën tjetër”, shtoi Haradinaj./KosovaPress/
