Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po mban një takim të përbashkët me ambasadorët e BE-së të akredituar në Kosovë.
Haradinaj para fillimit njoftoi se qëllimi i takimit është që të diskutohet për agjendën evropiane të Kosovës dhe për prioritetet e Qeverisë së re. Në takim po marrin pjesë edhe ministra të kabinetit qeveritar.
Pas kësaj deklarate të kryeministrit, takimi vazhdoi me dyer të mbyllura.