Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot ka pritur në një takim, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin.
Ata kanë folur për zhvillimet politike në Maqedoni dhe në Kosovë, si dhe për rolin konstruktiv që mund të luaj Prishtina në krijimin e një klime pozitive në Maqedoni, kjo nē prag të zgjedhjeve parlamentare atje.
Sipas kumtesës nga AAK-ja që të dy janë dakorduar për domosdoshmërinë që partitë politike shqiptare në Maqedoni, të veprojnë në fuqizimin dhe faktorizimin e subjekteve politike shqiptare si dhe në koncentrimin votës shqiptare në këto zgjedhje.
Haradinaj nga ana e tij, i tha Thaçit se ai dhe AAK, do të jenë në mbështetje të krijimit të një klime demokratike dhe pro kapitalizimit të votës politike shqiptare./KosovaPress/