Aktuale

Haradinaj dhe Bertoncelj për thellim të bashkëpunimit me Slloveninë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Kryeministri Haradinaj përmes ambasadorit Bertoncelj ia përcolli falënderimet kryeministrit slloven për urimin për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë, po ashtu edhe për mbështetjen që Sllovenia ka dhënë për perspektiven evropiane të Kosovës.

Në takim u theksua që bashkëpunimi ndërshtetëror është në nivel të shkëlqyeshëm, duke shprehur zotimin që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Ambasadori slloven Bertoncelji e falënderoi kryeministrin Haradinaj për takimin e fundit me të gjithë ambasadorët e shteteve evropiane, duke e përgëzuar për sinjalin e fuqishëm që e përcolli si kryeministër, për gatishmërinë dhe përkushtimin e Kosovës që të përshpejtojë hapat në implementimin e MSA-së dhe detyrimeve që dalin nga ERA.