Aktuale

Haradinaj ‘detyron’ ministrin turk për ta vendosur flamurin kombëtar

Një autorizim i lëshuar nga kryeministria dhe i nënshkruar nga Ramush Haradinaj jep autorizim për heqjen e flamurit shtetëror dhe vendosjen e flamurit kombëtar te rrethi në hyrje të Prishtinës.

Por, interesantja qëndron në faktin se flamurin kombëtar shqiptar do ta vendos një ministër turk i Qeverisë së Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Është fjala për ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, të cilit ministri i ka dhënë autorizim për të përgatitur vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në vendin ku ishte para përvjetorit të pavarësisë.


Ndërkaq, kur u vendos që të hiqej flamuri kombëtar dhe të vendosej ai shtetëror, kryeministri nuk dha kurrfar autorizimi, por vendosi prerazi se duhet të ndërrohet./gazetametro.net