Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se deputetët e kanë shansin historik, që me votën e tyre t’ia bëjnë një shërbim atdheut dhe ta pengojnë këtë të keqe për Kosovën.
Ja opinioni i plotë i Haradinajt:
Veprimet e fundit po deshmojnë se dielli nuk mbulohet me shoshë! Debati publik i 3 gushtit e dëshmoi të vërtetën se demarkacioni është i pasaktë dhe i dëmshëm për territorin e Kosovës!
Kolegët deputetë e kanë shansin historik, që me votën e tyre t’ia bëjnë një shërbim atdheut dhe ta pengojnë këtë të keqe për Kosovën. Kjo pavarësisht veprimeve që po ndodhin e që janë tepër të çuditshme!
Çdo veprim që po ndodhë nuk e zbehë të vërtetën për kufirin. Unë besoj në votën e kolegëve të mi deputetë, dhe e di që herët a vonë, forca e ligjit do të bjerë mbi ata që me veprimin ose mosveprimin e tyre, po e tjetërsojnë këtë kauzë të shenjtë për Kosovën!