Aktuale

Haradinaj: Demarkacionit i kam vu emër – është i vdekur

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në bashkëbisedim me simpatizantë e qytetarë të Pejës, organizuar nga dega e partisë së tij në Pejë, edhe njëherë ka rikonfirmuar qëndrimin e tij dhe të opozitës ndaj çështjes së demarkacionit.

Demarkacioni ka qenë në fokus të takimin bazuar edhe në interesimin e madh qytetarë për të bërë pyetje. Haradinaj këtu ka thënë se janë të palëkundur në qëndrime dhe se tashmë sipas tij po shihet qartë se e drejta ka fituar.

“Me vite u jam afruar që t’i bind, qoftë Jahjagës, Mustafës, Thaçit e edhe Veselit. U kam dërguar edhe letra zyrtare. Ata nuk duan t’i dëgjojnë faktet. Ata e panë se nuk e kanë mbështetjen dhe u detyruan që vet z. Mustafa ta heq nga rendi i ditës në seancën e fundit. Unë, Demarkacionit i kam vu emër – është i vdekur. Tash le t’i qesin emër ata që e sollën’, tha Haradinaj në Pejë.

Lideri i AAK-së, Haradinaj në këtë bashkëbisedim ka falënderuar edhe deputetët e pozitës të cilët janë rreshtuar drejt dhe deklaroi se ky numër i tyre po rritet. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në Pejë, ka folur edhe për punën që subjekti i tij po e bënë, në mënyrë që sa më shpejt kthehen qeverisjes komunale. “Me kryeatrin e degës Naim Sahitin, me ish-kryetarin dr.Ali Berishen dhe me kandidatin e ri, po punojmë shumë që Pejës ti kthejmë atë që e meriton”, tha Haradinaj.