Aktuale

Haradinaj: Buxheti do të rritet duke ndalur korrupsionin

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është ndalur edhe sot te çështja e buxhetit të Kosovës, duke thënë se do të rritet, duke rritur qarkullimin dhe duke ndalur korrupsionin.
Haradinaj i bëri këto komente gjatë një takimi me qytetarë në Lugun e Leshanit në Pejë , ku tha se askush nuk ka mundur të hyjë në Kosovë pa i vendosur rampa, që nga i madhi e deri te më i vogli.

Në këtë tubim elektoral, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Pejën premton hapjen e zonës industriale, zonë kjo e cila sipas zyrtarëve të kësaj partie do të punëson afër 3 mijë njerëz.E në këtë zonë do të punësohen së pari familjet të cilat nuk kanë asnjë të punësuar, si dhe fëmijët që kanë mbetur pa një prind si pasoj e luftës.Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Pejë tha se buxheti i Kosovës do të rritet prej vitit në vit duke e rritur qarkullimin dhe duke e ndal korrupsionin.

“Buxheti i Kosovës ka me u rritë prej vitit në vit, jo duke i rrit taksat, vetëm duke e rritur qarkullimin, tu i shti investitorët, tu e ndal korrupsionin që nuk ka mundur kurrkush të hyjë në Kosovë pa i qit rampa prej të madhit e deri tek më i vogli, nuk ka më kështu, e kanë marrë vesh të gjithë investitorët, e kanë marrë vesh qeveritë, ia kanë nis edhe me dhënë grante edhe donacione për ne, për qeverinë, ia kanë nis me dhanë hua të mira. Rrugën për Pejë e kryejmë, autostradën e Pejës me pare që janë hua prej Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. E kemi qel rrugën por dëshirojmë me qelë deri në fund. Kemi probleme në Kosovë që nuk shpjegohen, nuk është shtrenjtë ai gypi i ujit që e dërgon ujin deri diku, nuk është investim i shtrenjtë, nuk janë pare të mëdha, është e çuditshme që kemi lënë familje në Kosovë pa një qeshme në oborr”, tha ai.

Haradinaj tha se rrija e buxhetit për bujqësi do të ndodh edhe në nivel qendror edhe në nivel komunal, si dhe rritja e granteve dhe përkrahja për bujqit.Kreu i AAK-së porositi banorët e Pejës që të shfrytëzojnë mundësinë për të votuar për kandidatin e kësaj partie, duke iu thënë “vrane shenjen mos e humbni momentumin”, duke potencuar se kandidati i AAK-së do të ketë përkrahjen e tij si kryeministër i Kosovës.Kurse, kandidati për kryetar të Pejës nga AAK-ja, Fatmir Gashi, potencoi se që një vit është duke u përgatitur për këto zgjedhje, pasi për një vit ai tha se është takuar me qytetarë të Pejës ku ka dëgjuar problemet e tyre dhe se në bazë të problemeve të qytetarëve e ka ndërtuar programin e tij qeverisës.

Ai tha se shtylla të planit të tij është shtylla e drejtësisë, zhvillimi ekonomik, arsimi, kultura, rinia, sporti, siguria, si dhe të gjitha të tjerat të cilat duhet t’i ketë komuna.Gashi bëri të ditur se sa i përket zhvillimit ekonomik pjesë e programit të tij është ndërtimi i zonës industriale, ku ai tha se në këtë zonë do të punësohen afër 3 mijë njerëz.Pretendenti për Pejën tha se prej njerëzve që do të dëshirojnë të investojnë në atë zonë do të kërkohet që 10 përqind të punëtorëve t‘i marrin nga lista e komunës, ku në këtë listë ai tha se do të jenë familjet që nuk kanë asnjë të punësuar dhe fëmijët që janë rritur pa njërin prindër si pasoj e luftës.Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi, premtoi mbështetje dhe subvencione për të gjithë ata që dëshirojnë të merren me bujqësi.Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për asamblenë komunale të Pejës./KosovaPress/