Aktuale

Haradinaj: Beteja e Koshares i dha goditjen e fundit regjimit serb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka kujtuar betejën e Koshares, aty ku sot 20 vite më parë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dhanë goditjen e fundit regjimit serb.

“Plot 20 vite më parë filloi beteja e Koshares , aty ku trima nga të gjitha anët e kombit tonë po bashkoheshin rreth trimit Agim Ramadani për t’i dhënë goditjen e fundit regjimit Serb. Në këto luftime që zgjatën me javë të tëra ranë për të mos vdekur kurrë me dhjetëra dëshmorë”, ka thënë Haradinaj.

Ish komandanti i UÇK-së, thotë se beteja e Koshares ishte dhe mbeti tmerri për ushtrinë e mposhtur serbe.

“Brigada 138 “Agim Ramadani” e udhëhequr nga Komandant Rrustem Berisha që sot udhëheqë Ushtrinë e Kosovës, ishte dhe mbeti tmerri dhe ferri për ushtrinë tashmë të turpëruar dhe mposhtur serbe. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë”, theksoi Haradinaj. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli