Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë trupit të zëvendësministrit, Arian Daci i cili ndërroi jetë dje gjatë një orteku në Brezovicë.
Nën shoqërinë e kryeministrit ishte edhe kabineti qeveritar, raporton lajmi.net.
Haradinaj dje tha se ndihet i tronditur nga fatkeqësia që ndodhi në Brezovicë. Ai i shprehu ngushëllime familjes së ngushtë dhe miqve të Arian Dacit.
Homazhet po bëhen në hollin e Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/
























