Aktuale

Haradinaj: Ata që bën gjendocid në Kosovë duhet të përballen me drejtësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër tij, pa përjashtim, janë shkaktarë ose bashkmendimtarë të gjenocidit serb në Kosovë.

Ai në facebook ka shkruar se e vërteta nuk fshihet, pavarësisht shkathtësive manipulative të disa politikanëve në Serbi, të cilët duke e mbuluar të djeshmen, sot janë maskuar me petk të ri.

“Sot paska dalë edhe njëfarë i ashtuquajtur patolog serb (Zoran Stankoviq), për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme, se e ka bërë të pamundurën që të falcifikojë dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë. Ai qenka ofruar të kryej edhe disa falcifikime të reja për mua! Logjika “tu them sa nuk më kanë thëne”, nuk funksionon më dhe tani radhën për tu përballur me drejtësinë e kanë ata që shkaktuan gjenocid në Kosovë, në mesin e të cilëve është edhe ky far patologu i Ojdaniqit”, ka thënë ai. /KosovaPress/