Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Haradinaj u prit edhe në kullën e Jasharajve nga kryefamiljari Rifat Jashari.
Haradinaj në Prekaz nuk dha deklaratë për gazetarë, por në një postim në Facebook ka thënë se sakrifica e familjes Jashari do të ndricojë shekujt.
Postimi i Haradinajt:
Në shënim të Epopesë së UÇK-së, homazhe në vendin ku u ngrit në piedestalin e amshimit familja heroike Jashari. Prekazi, njëzet vjet më parë, u bë ag i lirisë së Kosovës. Sakrifica kulmore e familjes Jashari do të ndriçojë shekujt tonë.
Lavdi të përjetësuarve të kombit!
RH