Aktuale

Hapet zyra e emergjencave në Veri të vendit

Është hapur Zyra Emergjencave për rajonin e Veriut, e cila do të punojë në kuadër Agjencisë së Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton Klan Kosova.

Mahir Hasani nga Agjencia e Emergjencave, tha se tani kjo agjenci ka zyre edhe në Veri, e cila është e gjashta qendër në gjithë territorin e Kosovës dhe kjo tregon edhe shtrirje të këtij autoriteti edhe në Veri.

Ai tha se “ne vazhdojmë të ofrojmë shërbime për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë fetare dhe etnike”.