Aktuale

Hapet vendkalimi kufitar Stançiq-Bellanoc

Kufiri Stançiq-Bellanoc është hapur për qarkullim këtë të premte, raporton Koha Ditore.

Në përurimin e vendkalimit kufitar Kosovë -Maqedoni kanë marrë pjesë zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë dhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu në përurimin e vendkalimit kufitar kanë marr pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Vendkalimi kufitar do të jetë i hapur për qarkullimin e lirë të njerëzve, kurse pas 6 muaj do të jetë i hapur edhe për transportin e mallrave.