Mes masave të larta të sigurisë, u hap sot paradite në Taormina dita e parë e samitit të G7-ës, që përfshin SHBA-në, Gjermaninë, Francën, Japoninë, Italinë, Kanadanë dhe Britaninë e Madhe.
Ceremonia inaguruese do të zhvillohet në “Teatro Greco”, ku liderët do të takohen për foton e parë familjare.
Më pas pritet të ketë një përballje politike me një agjendë të pasur mbi të cilën qëndrojnë të ndarë në pikë pamje aletatët evropianë me ata amerikanë, në veçanti për klimën dhe tregtinë, ndërsa për luftën kundër terrorizmit ka më shumë afrim.