Sot është bërë hapja e edicionit të parë të Panairit të Gjelbërt dhe Artizanateve në Mitrovicë.
Sipas një njoftimi për media, hapjen e këtij panairi e bëri drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, i cili gjithashtu ka uruar iniciatorët për organizime të tilla , të cilat bëjnë të mundur që qytetarët dhe diaspora të kenë kujtime nga Mitrovica dhe mos ta harrojnë vendlindjen e tyre.
Qëllimi kryesor i këtij panairi është që të mbështesë dhe promojojë kreativitetin, të rrisë vetëdijesimin e konsumit të produkteve vendore dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Në këtë panair po marrin pjesë 15 ndërmarrje të vogla dhe të mesme , Ojq të ambientit dhe ndërmarrës të industrisë kreative duke ekspozuar dhe promovuar produktet e tyre.
Organizata 7 Arte,në kuadër të pojektit “Green Fest VI” në sheshin “Isa Boletini “ në Mitrovicë, sot ka bërë hapjen e edicionit të parë të Panairit të Gjelbërt dhe Artizanateve .
Ky panair është mbështetur nga Komuna e Mitrovicës –DKRS, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada e Luksemburgut dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Panairi do të zgjasë deri me 30 Korrik./KosovaPress/