Aktuale

Hapet Muzeu i Korrupsionit

Është hapur Muzeu i Korrupsionit i cili ka karakter satirik ku vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë”.

Liridona Osmanaj zyrtare e projektit, tha se në kuadër të Javës Kundërkorrupsionit është edhe ky Muze, i cili paraqet korrupsionin se si kishte qenë në mënyrë që qytetarët ta shohin se si kishte qenë korrupsioni në të kaluarën.

Po ashtu, ajo tha se në këtë muze kanë paraqitur korrupsionin në katër fusha, në edukim, arsim, prokurori dhe shëndetësi.

Ky muze do të jetë i hapur nga sot deri me 9 dhjetor dhe mund të vizitohet nga qytetarët nga ora 12:00 deri në orën 20:00.

Ky aktivitet  po mbahet në kuadër të “Javës kundër korrupsionit”./KosovaPress/