Arsim & Kulturë

Hapet ekspozita kushtuar Shën Nënë Terezës

Është hapur ekspozita që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës.

Ekspozita ka një bagazh të vogël fotografish dhe letërkëmbimesh, por që kanë një rëndësi tejet të madhe për dokumentimin e veprës së Nënës Terezë.

Ndryshe, ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë e më pas fotografitë dhe letërkëmbimet do t’i dhurohen Ipeshkvisë së Kosovës./KosovaPress/