Rajon & Botë

Han: Koreja Veriore është fuqi nukleare

Koreja Veriore sot ka hedhur poshtë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën vendosen sanksione të ashpra dhe përsëriti se SHBA-ja së shpejti do të përballet me “dhimbjen më të madhe”, të cilën e ka përjetuar ndonjëherë.

Sipas fjalëve të ambasadorit verikorean Han Tae Song, “regjimi në Uashington, ‘ka eksploduar’ për shkak të konfrontimeve politike, ekonomike dhe ushtarake”.

Diplomati verikorean ka thënë se Koreja Veriore është fuqi nukleare, e cila ka arritur tashmë fazën përfundimtare.