SHBA-ja për Iranin është “armiku numër një”, deklaroi sot lideri suprem iranian ajatollahu, Ali Hamnei.
Ai në fjalimin i cili u transmetua në televizion theksoi se Teherani asnjëherë nuk do t’i nënshtrohet presionit të Uashingtonit për marrëveshjen bërthamore.
“Armiqësia amerikane drejtuar popullit iranian. Amerika është armiku numër një. Asnjëherë nuk do ta pranojmë dhunshmërinë e tyre për marrëveshjen bërthamore”, tha Hamnei.