Aktuale

Haliti: Nuk e di nëse PDK-ja i ka votat për Demarkacionin

Nënkryetari i Kuvendit dhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Xhavit Haliti, ka thënë se ai nuk ka marrë asnjë mesazh kërcënues nga ndokush sa i përket çështjes së demarkimit të kufirit ndërmjet Kosovës me Malin e Zi

Xhavit Haliti ka thënë për Gazetën Express se ai nuk ka marrë asnjë mesazh kërcënues nga askush. I pyetur nëse partia në të cilën ai është anëtar i kryesisë i ka siguruar votat për demarkacionin apo jo, ai thotë se për këtë çështje nuk e di nëse është biseduar brenda partisë.

“Mua nuk më kërcënojnë, unë kam punën time, detyrën time. Nuk kam marrë asnjë mesazh kërcënues nga askush”, ka thënë Haliti, derisa potencon se ende nuk është biseduar për votat e Marrëveshjes për Demarkacionin në partinë e tij.