Aktuale

Haliti: I besoj fjalëve të Haradinajt dhe PDK-së se i kemi votat për qeverinë

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka shprehur besimin se gjatë javës së ardhshme do të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe se do të formohet qeveria e re e vendit.

Ai në emisionin “Imazh” në televizionin publik tha se i beson kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj dhe PDK-së se kanë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Unë dua t’i besoj fjalëve të Haradinaj dhe PDK-së se i kemi votat”, ka thënë Haliti.

Për më tepër, Haliti ka thënë se beson që gjatë javës së ardhshme do të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

Ai ka thënë se PDK-së i takon me Kushtetutë kryetari i Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka shtuar se nuk do të jetë në garë me Kadri Veselin për postin e kryetarit të Kuvendit.