Ambasadorja e SHBA-ve në OKB Nikki Haley, ka deklaruar se Kim Jong është duke kërkuar luftë.
“Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, “po përgjërohet për luftë” me provën e fundit dhe më të fuqishme të bombës bërthamor”, ka thënë e dërguara e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.
Nikki Haley tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork se Amerika nuk do luftë, por durimi i saj nuk është “i pakufizuar”.
SHBA do të paraqesë një rezolutë të re në OKB për të ashpërsuar sanksionet, transmeton KosovaPress.
Kina, aleati kryesor i Veriut, ka bërë thirrje për negociata dhe Zvicra ka ofruar mbështetjen e saj të ndërmjetësojë.