Aktuale

Haki Abazi thotë se Avdullah Hoti është i rrezikshëm për vendin, kërkon dorëheqjen

Haki Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është i rrezikshëm për vendin, derisa, ka kërkuar që i njëjti të dorëhiqet, raporton Gazeta Express.

Abazi ka thënë se Vetëvendosje ka mbi 300 mijë nënshkrime në peticionin ku kërkohen zgjedhje të reja.

“Pazaret për president janë jetëshkurtura sikur se edhe jeta e pazarit për qeverinë Koti. Ky popull dhe ky shtet nuk duron pazare nga njerëzit që as nuk janë te votuar e as nuk kanë fije kredibiliteti”, ka shkruar Abazi në Facebook.

the authorGazetaKNN