Aktuale

Hajni në Gjilan nxjerr revolen dhe grabit para në një markert

Në orët e vona të mbrëmjes se djeshme në një marketë në qytetin e Gjilanit një person ka nxjerr revolen dhe ka kërkuar të gjitha paratë nga shitësi.

Policia e Kosovës, rastin e ka klasifikuar si kanosje me armë, ndërsa nuk ka arritur që ta kapë dorasin. Vlera e parave të vjedhura është 300 euro.

“Gjersa ankuesja K-Shqiptare ishte duke punuar në një market, aty ka hyrë një i dyshuar mashkull dhe duke kanosur ankuesen me armë nga kasaforta ia ka grabitur rreth 300 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. /Lajmi.net