Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë duke hyrë brenda një objekti, ku kanë vjedhur pako me vaj, mjaltë dhe disa gjëra tjera me vlerë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Novobërdë, thuhet në raportin e rregullt të Policisë së Kosovës.
Ngjarja është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.