Një person në Prizren ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe me këtë rast kanë vjedhur armën HS me dy karikatorë dhe 15 fishekë, të cilat i kishte me leje.
Policia e Kosovës raporton sot se rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 22:30.
Detaje tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.