Aktuale

Hajnat vjedhin në një shtëpi në Podujevë, arrestohen

Në Podujevë Policia ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit kanë hyrë për të vjedhur në shtëpinë e një femre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, me ç’rast dy të dsyhuarit janë arrestuar ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Njësitet policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar një veturë, dy telefona celularë dhe një kaçavidë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/