Kuriozitete

Hajnat i vjedhin 40.800 dollarë nga Kështjella e Transilvanisë

Policia rumune njofton se hajnat e kanë thyer dritaren e njërës prej kështjellave më spektakolare të Rumanisë nga ku vodhën rreth 40 mijë dollarë.

Zëdhënësi i policisë, Bogdan Nitu, ka thënë për AP se roja e kuptoi sot në mëngjes së kishte ndodhur një vjedhje në Kështjellën “Corvin” në Transilvani, transmeton Express.

Hajnat kanë ikur me 40.800 dollarë të cilat ishin para të fituara nga shitja e biletave gjatë fundjavës së festes treditore, ka shtuar ai.

Kështjella e shekullit 15 e Renesancës Gotike në perëndim të Rumanisë është njëri prej atraksioneve kryesore të vendit dhe lokacion i famshëm për të bërë filma dhe dokumentare./Express/