Një plaçkitje është provuar të kryhet të hënën në një market në Prishtinë. Express sjell pamje të plaçkitjes, ku shihen edhe fytyrat e hajnave.
Tre meshkuj kanë hyrë në market, duke u shtirur sikur po duan të kryejnë blerje, më pas kur ata kanë shkuar tek arka, në momentin kur shitësja ka hapur arkën e parave, njëri prej tyre është vërsulur dhe ka provuar të kapë para me dhunë, raporton Gazeta Express.
Punonjësja ka provuar të ndalojë atë. Në momentin kur njëri prej plaçkitësve është vërsulur mbi paratë në arkë, dy të tjerët janë larguar nga marketi, e më pas edhe ai.
Gazeta Express ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të momentit të plaçkitjes, por edhe të personave në fjalë, derisa ndodheshin brenda marketit.
Siç shihet në incizime, plaçkitësi nuk ka arritur të grabitë para, pasi ndalet nga punonjësja dhe largohet kur sheh tek afrohen punëtoret tjerë të marketit.
Në pamje shihen qartë fytyrat e tre të rinjve që kryen plaçkitjen.
Megjithatë, në raportet 24-orëshe të policisë, të dy ditëve të fundit ky rast nuk ka figuruar, shkruan Gazeta Express.